Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Mbahet në Vlorë ceremonia e Ngritjes së Flamurit! Rama, Begaj, Osmani dhe Peleshi të pranishëm
VLORË-Në Vlorë, aty ku përfaqësues të Vilajeteve shqiptare 113 vite më parë shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar, po mbahet zeremonia e ngritjes së Flamurit. I pranishëm është kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj si dhe ajo e Kosovës, Vjosa Osmani. I pranishëm është edhe kryeparlamentari Niko Peleshi dhe Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Bruna Mersini. Përkujtimi ka nisur në Memorialin e Pavarësisë në Vlorë, në sheshin e “Flamurit”. Më pas do të vijojë me homazhet në memorialin e Ismail Qemalit, simbolit të Pavarësisë. Në qytetin pregdetar Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi më 28 nëntor të vitit 1912. 28 nëntori u zgjodh sepse në vitin 1443 heroi kombëtar Gjergj Kastrioti me forcat e tij çliroi Krujën dhe ngriti flamurin kuq e zi. Pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës...