Goditet me 8 plumba aktori ‘Saimir’ dhe humb një këmbë: Killeri u pagua 80 mijë euro për ‘kokën’ time!

Goditet me 8 plumba aktori ‘Saimir’ dhe humb një këmbë: Killeri u pagua 80 mijë euro për ‘kokën’ time!

Një aktor tashmë 39-vjeçar i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” duke kërkuar ndihmë, si i pastrehë. Mishel Prela, aktori kryesor i filmit “Saimir”, i luajtur në Itali me aktorin e madh Xhevdet Ferri, tregon kalvarin e jetës, nga fama në Europë, burgu, atentati me 8 plumba e deri te jetesa në azilet e Tiranës. Misheli i gjymtuar nga atentati, ku njërën këmbë ia kanë amputuar, thotë se aktualisht po qëndron në një azil ditor, me 20 vetë të tjerë në dhomë. “Kam një fatkeqësi që jam i amputuar. Dikur kam qenë artist, kam luajtur me të madhin Xhevdet Ferri, që sot s’është më. Dhe kam ardhur për të bërë një apel se kam shkuar në spitale dhe s’kam gjetur zgjidhje” tha ai për gazetarët e...