Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Sulmi me armë në Uashington, ndërron jetë një anëtare e Gardës Kombëtare
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se një nga dy anëtarët e Gardës Kombëtare, që u qëlluan të mërkurën afër Shtëpisë së Bardhë, ka vdekur. “Ajo u sulmua egërsisht, ajo ka vdekur”, tha Trump për një grua 20-vjeçare që shërbente në Gardën Kombëtare të Virxhinias Perëndimore. Të mërkurën pasdite, dy anëtarë të Gardës Kombëtare që po patrullonin afër një stacioni metroje, jo larg Shtëpisë së Bardhë, u sulmuan me armë zjarri. Trump tha se anëtari tjetër i gardës, një burrë 24 vjeç, po lufton për jetë. Ndihmësshefi i Policisë në Uashington, Jeffrey Carroll, tha se i vetmi i dyshuar për të shtënat u neutralizua nga anëtarë të tjerë të Gardës Kombëtare, është arrestuar dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Avokatja për Qarkun e Kolombias,...