Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës
Shtetet e Bashkuara “shumë shpejt” do të ndërmarrin veprime tokësore ndaj trafikantëve të dyshuar të drogës nga Venezuela, tha presidenti amerikan, Donald Trump. “Ndoshta e keni vërejtur se njerëzit nuk po duan që të dërgojnë dërgesa përmes detit dhe ne do të nisim që t’i ndalim ata nga toka po ashtu. Toka është më e lehtë, por ne do të nisim shumë shpejt”, tha Trump teksa po fliste përmes video-lidhjes me anëtarët e shërbimit ushtarak amerikan të enjten. Ende nuk ka një reagim nga Venezuela për këtë njoftim të udhëheqësit amerikan. Administrata Trump ka qenë duke peshuar opsione të lidhura me Venezuelën për të luftuar atë që e ka paraqitur si rolin e Nicolas Maduros në furnizimin me droga të paligjshme që kanë vrarë amerikanë....