Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Ceremonia e ngritjes së flamurit, Rama, Osmani dhe Begaj në Vlorë
Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, i shoqëruar nga Presidenti i vendit Bajram Begaj, Presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit Niko Peleshi morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë në Vlorë. Sot Shqipëria feston 113-vjetorin e Pavarësisë. Shqiptarët e të gjitha trevave e nderojnë këtë ditë si një nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit. Në të gjitha qytetet zhvillohen aktivitete festive, me në qendër në Vlorë, aty ku Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi më 28 nëntor të vitit 1912.