Sulmi ndaj anëtarëve të Gardës, Trump paralajmëron pezullim të përhershëm të emigracionit nga vendet e botës së tretë

Sulmi ndaj anëtarëve të Gardës, Trump paralajmëron pezullim të përhershëm të emigracionit nga vendet e botës së tretë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të “pezullojë përgjithmonë emigracionin nga të gjitha vendet e botës së tretë”, një ditë pasi dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan në Washington DC, një ngjarje që është kthyer shpejt në pikë të nxehtë politike, mes fushatës së tij për shtrëngimin e mëtejshëm të politikave të emigracionit. Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se administrata e tij do të “ndalojë çdo përfitim federal për joqytetarët” dhe do të dëbojë “çdo person që nuk është një aset i pastër për Shtetet e Bashkuara”. Sipas ‘Reuters’, nuk është ende e qartë se si presidenti synon të zbatojë një “pezullim” të tillë të emigracionit, ndërsa ndalimet e mëparshme të administratës së tij janë përballur me sfida të forta...