Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘La Repubblica’: Kush është Loli, narkosi shqiptar që mbushi Romën me kokainë nga Ekuadori
Nga Marco Carta dhe Andrea Ossino, LA REPUBBLICA Nga Ekuadori në Romë, duke kaluar nga porti i Roterdamit. Qindra kilogramë kokainë që mbërrinin në kryeqytet të fshehura në kontejnerët e anijeve të mëdha tregtare. Biznesin milionësh e menaxhonte një narkotrafikant shqiptar, i njohur me një pseudonim tashmë familjar për drejtuesit e antimafias: Loli. Ai është figura qendrore e hetimit të kryer nga ‘Guardia di Finanza’, që të enjten çoi në tetë masa sigurie me burg, të kërkuara nga Drejtoria e Antimafias. 210 kg kokainë të shitur dhe mbi 130 të sekuestruara brenda hetimit, i cili çoi gjithashtu në zbulimin e një servisi të fshehtë, ku modifikoheshin bagazhet e makinave të destinuara për transportin e drogës sapo mbërrinte në Europë. Fitimet, sipas akuzës, do të kishin...