Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Mbi 2 ton kokainë/ Mediat spanjolle: Në krye të grupit qëndronte një shqiptar, u vu në pranga
zbulimi i kokaines SPANJË- Një grup që menaxhonte trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës është goditur nga Policia në Spanjë, ndërkohë që në krye të saj qëndronte një shtetas shqiptar. Sipas mediave vendase, sasia e madhe e drogës, rreth 2 tonë, ishte futur në Spanjë përmes porteve të Vigos dhe Valencias SHKRIMI I PLOTË NË DIARIO DE PONTEVEDRA Organizatat kriminale që merren me trafikun ndërkombëtar të kokainës eksplorojnë të gjitha rrugët e mundshme për operacionet e tyre. Në Galici, më të zakonshmet janë anijet e peshkimit, anijet tregtare ose rimorkiatorët që e dorëzojnë drogën te skafet e shpejtë. Megjithatë, kohët e fundit është rritur numri i sekuestrimeve në kontejnerë detarë që vijnë nga Amerika e Jugut. Ndër të gjitha, më i rëndësishmi ishte...