Sot komandanti legjendar Adem Jashari do mbushte 70-vjeç

Sot komandanti legjendar Adem Jashari do mbushte 70-vjeç

Kosova E Premte, 28 Nëntor 2025 10:03 KOSOVË- Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, sot po të ishte gjallë do të festonte 70-vjetorin e lindjes. Jashari lindi më 28 nëntor 1955 në Prekaz të Skenderajt, si djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Kreu shkollën e mesme teknike në Skenderaj, ndërsa shumë shpejt u bë pjesë e strukturave të para të organizimit ushtarak shqiptar në Kosovë. Pas suprimimit të institucioneve të Kosovës në vitin 1990, lëvizja për organizim të armatosur mori tjetër dimension. Më 3 nëntor 1991, një grup veprimtarësh, mes tyre edhe Adem Jashari, udhëtoi drejt Shqipërisë për t’u stërvitur dhe për të marrë përgatitje ushtarake, duke hedhur bazat e organizimit që më vonë do të bëhej UÇK-ja. Shërbimet sekrete...