Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Shpërndanin droga të forta nëpër qytet, arrestohen dy persona
Kronikë E Premte, 28 Nëntor 2025 09:47 Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni të koduar “Night”, pasi dyshohen për shpërndarje të lëndëve narkotike të forta në zona të ndryshme të kryeqytetit. Shtetasit K. P., 21 vjeç, dhe H. S., 27 vjeç, qarkullonin me një automjet tip “BMW”, ku sipas policisë kryenin shpërndarjen e dozave të heroinës dhe kokainës. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan automjetin në rrugën “Mine Peza”. Gjatë kontrollit fizik, tek K. P. u gjetën doza heroine dhe kokaine, ndërsa tek H. S. u gjetën doza kokaine. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan lëndët narkotike, pesë aparate celularë dhe automjeti i përdorur në veprimtarinë e dyshuar kriminale....