Putin, kërcënime dhe ironi mbi negociatat. Si po përgatitet “cari” për të dërguarin e Trump

Putin, kërcënime dhe ironi mbi negociatat. Si po përgatitet “cari” për të dërguarin e Trump

Ambasada e Ukrainës ndodhet përballë pallatit presidencial në Bishkek, kryeqytetin e Kirgistanit. Por Vladimir Putini nuk e sheh. Ajo është mbuluar me një panel të madh, vendosur pikërisht në rrugën që ndan dy godinat. “Mirësjellje për mysafirët”, e quajnë. Kirgistani është bërë një aleat gjithnjë e më i çmuar për Rusinë. Vitet e fundit, ky vend pothuajse pa industri ka rritur me 150% blerjet e gjysmëpërçuesve, mikroçipëve dhe çdo tjetër produkti nga vendet që i kanë vendosur sanksione Moskës, pa pyetur kush se ku përfundon i gjithë ky mall. Ishte e pashmangshme që gjatë kësaj vizite shtetërore presidenti rus të shprehej për situatën aktuale. Dhe në fakt foli gjatë, pa thënë shumë. Pjesën më të madhe të kohës përsëriti teza të vjetra, me ato fraza të...