Rruga ballkanike, shpresë dhe tragjedi për emigrantët kinezë

Rruga ballkanike, shpresë dhe tragjedi për emigrantët kinezë

Përpjekja për kalim të paligjshëm nëpër rrugët e Maqedonisë së Veriut, javën e kaluar, përfundoi tragjikisht për dy migrantë nga Kina. Një grua kineze, 41 vjeçe, vdiq në vendngjarje kur një kamion me targa serbe doli nga rruga Valandovë–Doiran dhe u përmbys në orën katër të mëngjesit të 20 nëntorit. Bashkudhëtari i saj në “rrugën e vdekjes” ishte 41-vjeçari me inicialet L.SH., i cili vdiq një ditë më vonë pasi u shtrua në Klinikën e Nefrologjisë me lëndime të rënda. Edhe shtatë migrantë të tjerë – të cilët sipas policisë kishin hyrë në kamion pa dijeninë e shoferit të kamionit – u lënduan. Ata u shpëtuan dhe u nxorën nga kamioni i përmbysur nga ekipe zjarrfikësish të Gjevgjelisë dhe Strumicës. Migrantët u dërguan në qendrën...