Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Takimi i figurave të PD-së me ftesë të Salianjit”, Kalaja zbulon çfarë u diskutua
I ftuar në “Now me Erla Mëhllin”, Aulon Kalaja shpjegoi se çfarë ndodhi në takimin e kësaj të enjte mes një sërë figurash të Partisë Demokratike. Si pjesëmarrës aty, Kalaja tha se ky takim nuk është as lëvizje e re, as fraksion, as tentativë për të krijuar një parti të re por thjesht një kafe miqësore mes demokratësh, ku sipas tij u parashtruan sfidat dhe problemet që po kalon PD-ja. Kalaja tha se ftesa është bërë nga Ervin Salianji, ndërsa takimi u zhvillua në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet, ku u mblodhën disa nga emrat më të votuar në listën e hapur apo primaret e PD-së. “Ishte një takim që nuk u zhvillua në PD, ishte takim i thjeshtë mes disa demokratëve që...