Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Conference League/Drita ‘fik’ Shkëndijën në derbin e shqiptarëve, koreografi spektakolare për 113 vjetorin e Pavarësisë
Të enjten u zhvilluan 18 ndeshjet e raundit të katërt në fazën e ligës së Conference League. Në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës, Drita e Gjilanit fitoi 1-0 kundër Shkëndijës së Tetovës në derbin e shqiptarëve. Goli i Arb Manaj në minutën e 20-të vendosi tri pikët për kampionët e Kosovës, që marrin vendin e tetë në klasifikim. Dueli përkoi me vigjiljen e 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe tifozët dhuruan spektakël me koreografitë. Gjergj Kastrioti, deklarata e Pavarësisë e 28 nëntorit 1912 apo Adem Jashari ishin disa nga figurat e zgjedhura në banerat gjigand në stadium. Në Islandë, Breidablik ndali 2-2 Samsunspor, por sërish turqit mbajnë kreun me pikë të barabarta me Strasbourg. Rezultat surprizë në Firenze, aty ku Fiorentina humbi 0-1 nga AEK Athinë. Për grekët shkëlqeu Thomas Strakosha dhe dëshira më...