Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Rritet bilanci tragjik nga zjarri në Hong Kong, shkon në 128 numri i viktimave
Numri i viktimave nga zjarri më i madh në dekada në Hong Kong ka arritur në 128, teksa autoritetet njoftuan për përfundimin e operacioneve për fikjen e zjarrit. Sipas BBC, familjarët e dhjetëra personave që po konsiderohen të zhdukur pas zjarrit po kërkojnë të afërmit e tyre nëpër spitalet e qytetit. Flakët u përhapën me shpejtësi në kompleksin e banesave Wang Fuk Court në distriktin Tai Po të mërkurën pasdite, duke u shpërndarë nëpër tetë ndërtesat e larta. Pas më shumë se 40 orësh djegieje, zjarri u “shua kryesisht” në orën 10:18 të mëngjesit, sipas kohës lokale, më 28 nëntor, njoftuan zjarrfikësit të cilët thanë se kanë përfunduar operacionet. Autoritetet në Hong Kong po hetojnë se çfarë e shkaktoi zjarrin, përfshirë edhe ekzaminimin e skelave...