Pamje dramatike/ Përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu në Indonezi, 90 të vdekur

Pamje dramatike/ Përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu në Indonezi, 90 të vdekur

Përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut kanë vrarë të paktën 90 persona në Indonezi këtë javë, ndërsa shirat jashtëzakonisht të dendur të musoneve përfshiu ishullin e Sumatrës. Pamjet e publikuara në internet tregojnë përmbytjet, banorët që kalojnë nëpër ujëra të thella deri në gjoks dhe automjetet e shtëpitë pothuajse tërësisht të zhytura, me vetëm disa pjesë të çative të tyre të mbetura të dukshme. Ekipet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë sa më shumë njerëz nga zonat e prekura në ato të sigurta. Ndërkohë ndërprerjet e energjisë elektrike dhe rrëshqitjet e dheut kanë penguar përpjekjet e tyre të kërkimit. Top Channel