Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Albin Kurti mesazh urimi në ditën e Pavarësisë: Pak kombe në botë e kanë fatin…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen me një mesazh për Ditën e Flamurit. Urimi i Albin Kurtit: Nuk dihet të ketë një tjetër komb në botë që fati i tij të jetë ndërthurur kaq pazgjidhshmërisht me një datë të caktuar ashtu siç gërshetohet data 28 Nëntor me fatin e kombit tonë. Kjo ditë e 28-të e muajit të njëmbëdhjetë vërtet ishte një aksident historik i vitit 1443, por një aksident i këtillë, i përsëritur me kaq ngulm përgjatë historisë, doemos u kthye dhe u bë një shenjë e shenjtë e kalendarit tonë kombëtar. Në këtë datë, mbi Kështjellën e Krujës, u ngrit flamuri kuq e zi i Kastriotëve, që u kthy e u bë edhe flamur yni...