Rama për ‘Die Presse’: SHBA i rregullon gjërat me bomba, vetëm BE di të ndërtojë një shtet

Rama për ‘Die Presse’: SHBA i rregullon gjërat me bomba, vetëm BE di të ndërtojë një shtet

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Në një intervistë për gazetën austriake ‘Die Presse’, Rama shprehu vlerësimin për Europën, duke e cilësuar si një thesar dhe u shpreh se vetëm BE di të ndërtojë një shtet me institucione. Por sa i përket SHBA-së, Rama deklaroi se Amerika i rregullon gjërat me bomba dhe pastaj me predikime. Për të arsyetuar qëndrimet e tij kreu i qeverisë mori shembull Afganisatnin dhe Irakun, ku sipas tij dështuan pasi nuk perspektivën e Bashkimit Evropian. Edi Rama: Po bëjmë këtë detyrë që ta bëjmë Shqipërinë ndryshe. Dhe ta bëjmë Shqipërinë më evropiane, më demokratike, më të bazuar te institucionet e veta e jo te figurat e veta, e kështu me radhë. Pra, Bashkimi Evropian është...