Pamje tronditëse, palestinezët e paarmatosur ekzekutohen nga forcat izraelite në Jenin

Pamje tronditëse, palestinezët e paarmatosur ekzekutohen nga forcat izraelite në Jenin

Disa pamje të publikuara nga televizioni egjiptian “Al-Raid”, dhe të raportuara nga gazeta izraelite “Haaretz”, tregojnë momentin, kur dy pjesëtarë të policisë së kufirit izraelit ekzekutojnë dy palestinezë të paarmatosur në Jenin, në Bregun Perëndimor. Pamjet, të filmuara nga larg me një telefon celular, tregojnë dy burra të shtrirë në tokë me duart lart. Ushtarët izraelitë u kërkojnë atyre të ngrihen dhe të rikthehen tek një ndërtesë, duke kaluar nën një derë gjysmë të ngritur metalike. Në momentin që ata përkulen për të hyrë brenda, ushtarët hapin zjarr dhe i vrasin në vend. Më pas, një buldozer shemb derën metalike mbi trupat e tyre. Ushtria izraelite (IDF) dhe policia njoftuan se “komandantët në terren po e shqyrtojnë ngjarjen dhe çështja do i kalojë autoriteteve përkatëse”....