“Czech Boys – Boni Pueri” në TKOB, përveç kryeveprave botërore një pjesë e programit u prezantua në gjuhën shqipe

“Czech Boys – Boni Pueri” në TKOB, përveç kryeveprave botërore një pjesë e programit u prezantua në gjuhën shqipe

“Czech Boys – Boni Pueri”, kori i djemve me famë botërore nga Çekia, sollën një performancë me 35 zëra emocionues. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor mirëpriti për herë të parë në Shqipëri korin nga Çekia. Nën drejtimin e maestro Pavel Horák dhe me shoqërimin në piano të Vartan Agopian, koncerti u shndërrua në një mbrëmje të veçantë artistike. Ajo që e bëri këtë mbrëmje edhe më mbresëlënëse ishte fakti se fëmijët çek performuan dhe prezantuan një pjesë të programit në gjuhën shqipe, duke krijuar një lidhje të sinqertë dhe të veçantë me publikun shqiptar. Interpretimet në shqip, të realizuara me kujdes dhe dashamirësi, u duartrokitën gjatë nga të pranishmit. Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, programi i tyre përfshiu...