Shqipëria kremton sot 113-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë

Shqipëria kremton sot 113-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë

Shqipëria kremton sot 113-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, një nga datat më të rëndësishme dhe më të dashura për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Më 28 nëntor 1912, në Vlorë, Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi, duke shpallur Pavarësinë e Shqipërisë dhe duke nisur rrugëtimin e shtetit shqiptar të pavarur. Si çdo vit, vendi është mbushur me atmosferë festive. Qytetet kryesore janë zbukuruar me flamuj, ndërsa institucione kulturore dhe arsimore kanë organizuar aktivitete të ndryshme, koncerte, ekspozita dhe homazhe për figurat historike që kontribuuan në lirinë e vendit. Nëpër sheshe, rrugë dhe shëtitore, ngjyrat kuq e zi dominojnë duke e shndërruar këtë ditë në një festë të identitetit kombëtar. 28 Nëntori është i shumëfishtë në historinë shqiptare. Përveç shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912,...