Reforma territoriale/ Pas bojkotit fillestar, PD ulet në komision përballë PS

Reforma territoriale/ Pas bojkotit fillestar, PD ulet në komision përballë PS

Pas bojkotimit të mbledhjes konstituive të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, demokratët këtë të enjte zunë vendet e tyre në tryezën e përbashkët parlamentare me socialistët. Ulja në tryezë nuk ndryshoi qasjen e opozitës, pasi përfaqësuesit e Partisë Demokratike kritikuan edhe reformën e vitit 2015, që sipas tyre ka qenë dështim, ndaj janë detyruar që të mblidhen për të ribërë reformën. Por për socialistët reforma ka dhënë sukses, ndonëse tashmë duhen ridemensionuar për marshin e ri që i duhet Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. “Pra themi troç, ta themi saktë fare. Domethënë ne po bëjmë një reformë mbi reformë. Do dëgjojmë po të njëjtat fjalë, kam frikë, modernizim, ndarje territoriale efikase, shërbim ndaj qytetarit, që në qoftë se ne ecim po në të...