Avokati Gërdupi shpjegon se çfarë do të shqyrtojë Gjykata Kushtetuese në 2 dhjetor për Ballukun

Avokati Gërdupi shpjegon se çfarë do të shqyrtojë Gjykata Kushtetuese në 2 dhjetor për Ballukun

Avokati Ili Gërdupi, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, shpjegoi se çfarë konkretisht do të shqyrtojë Gjykata Kushtetuese në 2 dhjetor për Ballukun dhe pezullimin e saj nga detyra. “Kërkesa për Ballukun është që vendimi i pezullimit nga detyra të pezullohet nga Gjykata Kushtetuese. Do të duhet që mbledhja e 8 gjyqtarëve që janë aktualisht në detyrë të vendosin nëse vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të pezullojë efektet e veta deri në shqyrtimin e gjykatës kushtetuese, ose jo. Nuk ka patur raste të deritanishme që gjykata kushtetuese të marrë në shqyrtim një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë, pa patur më pas ezaurimin e Apelit dhe Gjykatës së Lartë dhe rrjedhimisht unë nuk...