Balluku i dha impiant fotovoltaikësh kompanisë së lidhur me Ceno Klosin (Dokumentet)

Balluku i dha impiant fotovoltaikësh kompanisë së lidhur me Ceno Klosin (Dokumentet)

Më 24 maj 2023, mbi tavolinën e Ministres së pezulluar të Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku do të vendosej kontrata për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 2 MVV në zonën e Semanit, në fshatin Povelçë, në njësinë Administrative Topojë,  nga kompania “Orher” shpk. Brenda ditës kontrata do të nënshkruhej me aq nxitim sa askush nuk do të vërente se kishte gabime me vendndodhjen e impiantit, gjë e cila ngre dyshime për vlefshmërinë e kësaj kontrate dhe dyshime për afera. Në fakt, nga informacionet e grumbulluara rezulton se pas kompanisë që ka përfituar centralin fotovoltaik qëndrojnë njerëz të lidhur me Genti Klosin, vëllain e Ceno Klosit, deputetin e Partisë Socialiste që është nën hetim nga SPAK për...