Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Vetëm BE di të ndërtojë një shtet”/Rama sulmon SHBA-në: I zgjidhin gjërat me bomba!
Kryeministri Edi Rama, ka sulmuar sërish SHBA-në gjatë një interviste të zhvilluar këtë të enjte për gazetën austriake ‘Die Presse’. Teksa po fliste për procesin e integrimit në Bashkimin Europian, Rama është shprehur se vetëm BE di të bëjë shtet, ndërsa SHBA, sipas tij i rregullon gjërat me bomba dhe pastaj bën predikime. “Po bëjmë këtë detyrë që ta bëjmë Shqipërinë ndryshe. Dhe ta bëjmë Shqipërinë më… më evropiane, më demokratike, më të bazuar te institucionet e veta e jo te figurat e veta, e kështu me radhë. Pra, Bashkimi Evropian është i vetmi burim i këtij lloj përvoje. Nuk e gjen askund tjetër. Po marr shembullin e Afganistanit apo Irakut. Ata dështuan keq sepse nuk e kanë perspektivën e Bashkimit Evropian. Dhe sepse askush tjetër nuk...