Zgjedhjet në Kosovë, analisti: Edhe pas 28 Dhjetorit, nuk ka garanci për institucione të qëndrueshme

Zgjedhjet në Kosovë, analisti: Edhe pas 28 Dhjetorit, nuk ka garanci për institucione të qëndrueshme

Me 38 vota pro asnjë kundër dhe një abstenim, Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi këtë të enjte kalimin e buxhetit komunal nga viti 2024 në vitin 2025 me vlerë 28 milionë euro, duke zhbllokuar përkohësisht situatën e krijuar në kryeqytet. Analisti Blerim Burjani në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Roland Zilin, tha se marrëveshja e arritur zbut tensionet që prej muajsh rëndonin mbi transportin publik dhe jetën sociale në kryeqytet, por siç u shpreh analisti, problemet rrënjësore mbeten ende të hapura. Shumë pranë zgjedhjeve të 28 Dhjetorit, Burjani vlerësoi se nominimi i Albin Kurtit nga Vetëvendosja për një tjetër mandat si Kryeministër nuk ndryshon shumë dinamikat politike, pasi partitë kryesore vazhdojnë të hezitojnë për...