Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Të hënën e 1 dhjetorit foltorja e radhës e opozitës para kryeministrisë, Këlliçi takim me drejtuesit PD në degën 9: Të vijojmë qëndresën
Partia Demokratike do të organizojë të hënën e 1 dhjetorit foltoren e radhës – Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve para kryeministrisë. Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së Belind Këlliçi zhvilloi një takim me drejtues të PD në degën 9, në Tiranë për të vijuar qendresën në në përballjen me regjimin e qeverisë Rama. “Së bashku me Edën dhe Bardhin sot ishim mes qëndrestarëve e drejtuesve të PD në degën 9, në Tiranë. Ngritja e problematikave, shqetësimeve të qytetarëve është themeli i mobilizimit dhe organizimit për foltoren e rradhës, më datë 1 Dhjetor, ora 18:00, para kryeministrisë. Demokratët në vazhdimësi tregojnë qëndresë në përballjen me regjimin, nën presion shtetëror por me një shpirt idealist që është shembull për të gjithë” shkruan Këlliçi. Në foltoren e së...