Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Mushkat e parave’ kështu qarkullonin milionat e trafikut të kokainës, nga shoferët e autobusëve
Një operacion i madh ndërkombëtar antidrogë ka goditur një organizatë të dyshuar kriminale që vepronte midis Italisë dhe Shqipërisë, ku në qendër të skemës financiare qëndronin ‘mushkat e parave’ shqiptarë, kryesisht shoferë autobusësh që udhëtonin rregullisht në linjën Itali–Shqipëri. Operacioni, i koordinuar nga Prokuroria e Brescias në bashkëpunim me SPAK, Eurojust, Europol dhe struktura të tjera europiane, çoi në ekzekutimin e masave sigurie për 24 persona të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Mbi 150 efektivë të Guardía di Finanza morën pjesë në aksionet e kryera njëkohësisht në Itali, Shqipëri, Francë dhe Britani. Sipas hetuesve, organizata me bazë drejtuese në Shqipëri dyshohet se ka importuar në Evropë mbi 1.3 ton kokainë, të ardhur nga Amerika e Jugut dhe të futur përmes porteve të Europës së Veriut....