Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Lala: Rama pretendon se pezullimi i Ballukut dëmton integrimin, GJK vendos në…
Gazetarja Klodiana Lala analizon kërkesën e kryeministrit Edi Rama ndaj Gjykatës Kushtetuese, për heqjen e pezullimit të Belinda Ballukut nga detyrat që mban si zv.kryeministre dhe ministre. Lala tha se GJK e ka konsideruar çështjen prioritare dhe ajo do të shqyrtohet në datën 2 dhjetor, ndërkohë që shpjegoi edhe pretendimet e kryeministrit ndaj GJK, ndër të cilat është edhe argumenti se pezullimi i Ballukut dëmton procesin e integrimit në BE, pasi ajo është ministrja që duhet të firmosë shumë projekte. “Kolegji i Gjykatës Kushtetuese (GJK) u mblodh sot. Kur u paraqit kërkesa e Kryeministrit, kolegji mbeti pa një anëtar, pasi mbaroi mandati i Holta Zaçajt. Sipas rregullave, u vendos që në vend të Holta Zaçajt, të jetë Marsida Xhaferllari. Ditën e sotme, Kolegji u mblodh...