Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Replikat në distancë/ “Ndikimi në sektorin minerar”, Meta: Ju lutem lexojeni më mirë…Kalaja: Konsiderata per ju është e njëjtë!
ilir meta-adriana kalaja TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia, duke iu përgjigjur avokates Adriana Kalaja lidhur me deklaratat e saj gjatë një dalje televizive për pretendimin se Meta ka ndikuar për ndryshime në ligjin e “sektorit minerar” në favor të një biznesmeni. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka replikuar me Kalanë, teksa i kërkon asaj që ta lexojë edhe një herë episodin e kësaj 'palo akuze', duke theksuar se emri i tij nuk ekziston aty. Duke e quajtur një pretendim 'idiot', ish-presidenti nënvizon se për ta hetuar, do të kërkojnë në seancën paraprake të merret si provë rregjistrimi i plotë i seancës për ndryshimin e këtij ligji dhe të shohin të gjithë në sallën e gjyqit se ku është ndikimi...