Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Më bënë foto të retinës së syrit”- Artan Hoxha zbulon procedurën: Pas shenjave të gishtave, më shpallën non grata
Gazetari Artan Hoxh tregoi procedurat nëpër të cilat kaloi në doganë para se të shpallej “non grata” nga Greqia. “Oficeri i kufirit, më tha: po shoh këtu në sistem që kemi problem. Duhet të kalosh në vijën e dytë se s’ta jap pashaportën, duhet të shkosh atje të marrësh pashaportën. Në vijën e dytë ishte një oficer tjetër, i cili bëri në fillim disa pyetje për gjeneralitetet. Pastaj, pyeti: ti e ke bërë këtë historinë? Duke filluar që nga masakra e Peshkëpisë, pastaj kishte zhvarrimet e Kosinës, ato të ushtarëve grekë, pra varrezat e ushtarëve grekë, deri te ngjarjet e fundit me Kacifas dhe këto me Belerin. Ai bëri vetëm pyetje. Dhe ajo që më bëri përshtypje ishte se kur kalova në vijën e dytë...