Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Lista e “non gratave” në Greqi/ PS kërkon zyrtarisht numrin e personave të sanksionuar, Aulon Kalaja: Më ndaluan hyrjen përjetësisht
Rritja e numrit të shqiptarëve nongrata në Greqi ka vënë në lëvizje socialistët për të mësuar sa është numri i personave të ndaluar. Deputeti i PS, Ardit Bido i ka drejtuar zyrtarisht Ministrisë së jashtme greke dhe Ambasadës kërkesën për informacion për listën me emrat e shqiptarëve që nuk ju lejohet hyrja në territorin grek si dhe arsyet ligjore që kanë çuar në këto vendimmarrje. Pas vulës të ndalimit për gazetarin e Top Channel Marin Mema në 2011, rastet duket se nuk janë të izoluara. Në kufirin shqiptaro grek u pengua të kalojë edhe gazetari Artan Hoxha, ndërsa në një intervistë për Top Channel ish kandidati demokrat, gazetari Aulon Kalaja tregon se edhe ai është dënuar për të mosshkelur më në Greqi. Kalaja kujton se...