Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
I dyshuari për sulmin në Uashington, një afgan që ka punuar me CIA-n
Bota E Enjte, 27 Nëntor 2025 19:52 I dyshuari që hapi zjarr ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë është Rahmanullah Lakanwal, 29 vjeç, një shtetas afgan që ka punuar me një njësi të mbështetur nga CIA në Kandahar. Kjo u konfirmua nga drejtori i CIA-s, John Ratcliffe. Lakanwal u plagos gjatë një shkëmbimi zjarri para se të arrestohej nga autoritetet. Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, deklaroi se qeveria amerikane do të ngrejë akuza për terrorizëm dhe do të kërkojë dënim të përjetshëm. Sipas saj, Lakanwal kreu një sulm “në stilin e një prite” me një revolver .357 Smith & Wesson. Viktimat u identifikuan si Sarah Beckstrom, 20 vjeçe, dhe Andrew Wolfe, 24 vjeç, të cilët ishin betuar si anëtarë të Gardës...