Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Lista e non-gratave në Greqi, Aulon Kalaja: Më ndaluan hyrjen përjetësisht
Rritja e numrit të shqiptarëve nongrata në Greqi ka vënë në lëvizje socialistët për të mësuar sa është numri i personave të ndaluar. Aulon Kalaja tregon se edhe ai është dënuar për të mosshkelur më në Greqi. Ai kujton se pushimet e planifikuara me familjen verën e 2019 në shtetin grek ju shkatërruan pasi pa pasur dijeni për vendimarrjen në kufi i është komunikuar shpallja person i padëshiruar, pa dhënë asnjë arsye mbi vendimin. “Më ndaluan dhe më shpallën nongrata deri në fund të jetës. Më ndaluan dhe më dhanë një fletë ku kategorizohesha te H si person i padëshiruar. Pa më shpjeguar arsyet por unë besoj se ka të bëjë me dy momente protestat e organizuara nga unë kundrejt marrëveshjes së detit si dhe...