Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Rrufe në Mars/ Zbulohen për herë të parë sinjalet eklektike të ngjashme me Tokën, rritet rrezikshmëria për misionet e ardhshme njerëzore
Në Mars janë zbuluar për herë të parë gjurmë të mundshme rrufesh, tingujt dhe sinjalet elektrike, duke ofruar njohuri të reja mbi atmosferën marsiane, një aktivitet elektrik të ngjashëm me atë që shohim në Tokë. Rrufeja në Mars nuk është vërejtur kurrë më parë, megjithëse kushtet për krijimin e saj ekzistojnë, sasitë e mëdha të pluhurit dhe rërës, të kombinuara me erëra të forta, mund të gjenerojnë stuhi elektrike. Fërkimi i pluhurit, një prej shkaqeve të elektrifikimit të ajrit në Tokë, duket se luan një rol të ngjashëm edhe në Mars. Duke analizuar 28 orë regjistrime audio, studiuesit identifikuan 55 ngjarje elektrike, 54 prej të cilave ndodhën gjatë erërave shumë të forta, dhe 16 gjatë vëzhgimeve të mini-vorbullave të pluhurit, të njohura si “djaj pluhuri”....