Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 persona kanë humbur jetën dhe 75 janë plagosur, 250 ende të zhdukur
Numri tragjik i viktimave nga zjarri në kompleksin rezidencial në Hong Kong po rritet edhe më shumë, teksa autoritetet që tani thonë se 83 persona kanë vdekur dhe 75 janë plagosur. Numri i personave të zhdukur është gjithashtu jashtëzakonisht i lartë, deri tani të paktën 250. Të paktën një zjarrfikës ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur në përpjekjet për shuarjen e zjarreve. Më shumë se një ditë pasi shpërtheu zjarri në zonën Tai Po, autoritetet thonë se është “në thelb nën kontroll” pasi vetëm disa zjarre kanë mbetur në ndërtesa. Konkretisht, katër nga tetë ndërtesat në kompleks janë shuar dhe shuarja e zjarreve po vazhdon në tre prej tyre. Ndërtesa e tetë nuk u prek nga zjarri. Detyra e shuarjes së zjarrit...