Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Muzeu i Luvrit rrit çmimet e biletave për vizitorët jashtë Evropës me 45%
Muzeu i Luvrit ka vendosur të rrisë çmimin e biletave për vizitorët nga jashtë Zonës Ekonomike Evropiane me 45% nga 14 janari 2026. Bazuar në vendimin e Bordit të Drejtorëve të Luvrit, qytetarët nga jashtë Bashkimit Evropian, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia do të paguajnë 32 euro për hyrjen e tyre, në vend të 22 eurove që kushtojnë sot. Rritja ka të bëjë kryesisht me vizitorët amerikanë, të cilët përbëjnë grupin më të madh të vizitorëve të huaj, por edhe kinezët, të cilët janë në vendin e tretë, sipas raportit të aktivitetit të muzeut për vitin 2024. Mediat e huaja shkruajnë se në vitin 2023, Luvri priti 8.7 milionë vizitorë, 69% e të cilëve ishin të huaj. Pas vjedhjes spektakolare të 19 tetorit, menaxhmenti i muzeut vlerëson se rritja e biletave do të...