“Manovër për të penguar hetimet”,  Logu reagon ashpër: Rama kërkon t’i heqë pezullimin Ballukut për ta shpëtuar

“Manovër për të penguar hetimet”, Logu reagon ashpër: Rama kërkon t’i heqë pezullimin Ballukut për ta shpëtuar

Qeveria i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke pretenduar konflikt kompetencash pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Sipas avokatit Marash Logu, kjo lëvizje është një “konflikt artificial” që fsheh një betejë politike dhe një “luftë të hapur” të kryeministrit Edi Rama kundër sistemit të drejtësisë, veçanërisht SPAK. I ftuar në një emision televiziv, avokati Marash Logu u shpreh se kërkesa e qeverisë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, pas pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga GJKKO, është një “konflikt artificial” dhe një përpjekje për të fshehur, sipas tij, “luftën e hapur” që kryeministri Edi Rama i ka shpallur sistemit të drejtësisë, veçanërisht SPAK. Ai e cilësoi kërkesën e Këshillit të Ministrave si të dobët dhe...