Zjarri në pallatet, shkon në 83 numri i viktimave. Raportohet për rreth 250 të zhdukur

Zjarri në pallatet, shkon në 83 numri i viktimave. Raportohet për rreth 250 të zhdukur

Bota E Enjte, 27 Nëntor 2025 18:47 Shkon në 83 numri i viktimave nga zjarri që përfshiu pallatet shumëkatëshe në Hong Kong. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, rreth 250 persona rezultojnë të zhdukur. Ndërsa 75 persona janë plagosur. Qindra njerëz të tjerë janë zhvendosur në vende të sigurta përkohësisht, ndërsa vëmendja e autoriteteve është përqendruar në hetimet dhe zbulimet e shkaqeve të zjarrit. Tre drejtues të kompanisë së ndërtimit u arrestuan për vrasje të paqëllimshme dhe neglizhencë të rëndë.