Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Lumi Osum fundos tokat bujqësore, banorët: S’kemi ushqim për bagëtitë! Shteti të na ndihmojë
Reshjet kanë sjellë përmbytje në toka bujqësore e sera në fshatrat Veterrik e Goriçan të bashkisë Dimal. Dëmet janë kolosale. Sera të përmbytura, perime të mbuluara nga balta, bagëti e kafshë shtëpiake pa ushqim. ”Kemi probleme shumë. Janë përmbytur 2 dynym e gjysmë jonxhë, 2 dynym e gjysmë hasëll, perkë, koçkull janë mbytur. Ka dhe dali 1 dynym me kallinj. Unë 120 mijë lekë kam pension. Ishte ushqimi për kafshët. 2 vite që nuk ishim përmbytur. Ka ardhur 2 herë këtë vit. Tokat janë nën ujë. Kam 10 dynym që i kam mbjellë. Me 120 mijë lekë çfarë të bëj, të kujdese për vajzën apo të ushqehem. Kërkojmë ndihmë nga shteti se kam vajzën e sëmurë”, thotë Dallëndyshe Delibashi. Banorët pohojnë se serat e tyre...