Dashnorët e drejtësisë së re apo dashnorët e Edi Ramës

Dashnorët e drejtësisë së re apo dashnorët e Edi Ramës

Nga Armand Shkullaku Rezistenca e fortë që Edi Rama po i bën të ashtuquajturës drejtësi e re, duke marrë në mbrojtje institucionalisht dhe personalisht zëvendësen e tij, ka rrëzuar gjithë propagandën hipokrite të mosndërhyrjes dhe pavarësisë që kjo mazhorancë i ka dhënë pushtetit gjyqësor që nga krijimi i shtetit shqiptar. Mjaftoi vetëm një rast, ku SPAK guxoi të nxjerrë këmbën përtej rrethit të hekurt që i ka vizatuar kryeministri, për të provuar se drejtësia e re është e pavarur për aq kohë sa nuk i rrezikon pushtetin Edi Ramës. Dosja Balluku përbën precedentin e parë kur një hetim i SPAK zhvillohet për vendimarrje të dyshura si korruptive dhe jo për pllakat e tualeteve apo faturat e hoteleve. Gjithashtu, për herë të parë, prokurorët marrin të pandehur...