Fshatra në rrezik përmbytje/ Lumi Erzen del nga shtrati, reagon prefekti i qarkut

Fshatra në rrezik përmbytje/ Lumi Erzen del nga shtrati, reagon prefekti i qarkut

Situata në zonën e Sukthit është përshkallëzuar ndjeshëm pas daljes nga shtrati të lumit Erzen, i cili ka përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme tokash dhe ka izoluar disa fshatra. Sipas raportimeve nga terreni, rrjedha e fuqishme e ujit ka mbuluar plotësisht urën e Vardardhës, duke ndërprerë qarkullimin për mbi 1.000 banorë të zonës. Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë çuar në rritjen e menjëhershme të nivelit të lumit, duke shkaktuar përmbytjen e rreth 4 hektarëve tokë bujqësore. Dëmet e para janë tashmë të dukshme, ndërsa banorët raportojnë vështirësi në lëvizje dhe rrezik për izolim të plotë. Prefekti i qarkut, në një deklaratë për mediat tha se situata është pasojë e shkarkimeve që vijnë nga zona e Tiranës, duke shtuar se fenomeni është i përsëritur në...