Plagosi me thikë në zemër bashkëmoshatarin në Durrës, lihet në burg 14-vjeçari

Plagosi me thikë në zemër bashkëmoshatarin në Durrës, lihet në burg 14-vjeçari

gjyakta e durresit DURRËS- Gjykata e Durrësit caktoi sot masën e sigurisë "arrest me burg" për 14-vjeçarin M.K., si dhe e vleftësoi të ligjshëm arrestimin e tij në flagrancë, i cili dy ditë më parë plagosi rëndë me thikë në zemër 15-vjeçarin E.B. Mësohet se në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ndaj të miturit prokuroria ngriti akuza për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Dy të miturit 14 dhe 15-vjeçar, të dy nxënës të gjimnazit “Dom Nikoll Kaçorri”, u përfshinë dy ditë më parë në një sherr që ka degraduar deri në përdorimin e thikës. Pasi kanë debatuar dhe përplasur fizikisht, 14-vjeçari ka goditur me thikë bashkëmoshtarin e...