Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Reshjet e shiut shtojnë nivelin e Vjosës, dhjetëra banesa në rrezik përmbytjeje
Reshjet intensive të orëve të fundit kanë bërë që lumi Vjosa të dalë sërish nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në zonën e pazarit të kafshëve dhe duke rrezikuar banesa pranë lumit. Deri në orën 14:00, niveli i ujit në urën e Mifolit ka arritur në 6.9 metra, ndërsa prurjet vijojnë të rriten. Sipas emergjencave civile, reshjet pritet të vazhdojnë, veçanërisht në jug të vendit, përfshirë zonën e Përmetit, çka mund të përkeqësojë më tej situatën në Vjosë. Në rrezik të menjëhershëm janë rreth 13 banesa në zonat pranë brigjeve.