Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Shoferë të përdorur pa dijeni: Si lëvizte droga e klaneve shqiptare në Itali
Sipas mediave italiane, kokaina mbërrinte nga Amerika e Jugut ndersa heroina nga Shqiperia. Transporti kryhej përmes kamionëve dhe autobuzëve, ndërsa të shpeshta ishin rastet kur shoferët nuk kishin dijeni për krimin që po bënin. Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan 550 mijë euro, 10 automjete, një pistoletë dhe rreth 130 kilogramë lëndë narkotike, me vlerë të përafërt 12 milionë euro në treg. Mbi 35 kontrolle janë kryer në të gjithë territorin italian në kuadër të këtij hetimi. Ndërkohë mes të arrestuarve ishte dhe Oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj i cili akuzohet si i lidhur me grupin kriminal. Igli Haxhiaj dyshohet për disa vepra penale si nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.