Festat e Nëntorit/ Presidentja Osmani në Shkodër, pritet nga Benet Beci

Festat e Nëntorit/ Presidentja Osmani në Shkodër, pritet nga Benet Beci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën e saj zyrtare në Shkodër, ku është pritur nga kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci. Osmani ndodhet në Shkodër në kuadër të festave të Nëntorit. Takimi u zhvillua në ambientet e Bashkisë së Shkodrës. Gjithashtu, Presidentja Osmani do të vizitojë  Muzeun “Marubi”, si dhe Muzeun e Kujtesës, ku do të zhvillojë një takim të mbyllur me përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Më tej do të zhvillojë edhe një takim edhe me gratë shkodrane.