Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Kemi festë të katër fishtë”, Osmani nga Shkodra: Qyteti që i ka dhënë shumë Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka cilësuar si të veçantë vizitën e saj në Shkodër, në kuadër të festave të nëntorit. Pas përfundimit të takimit me kryebashkiakun Benet Beci, Osmani në një deklaratë për mediat ka kujtuar të mirat që qytetarët e Shkodrës i kanë ofruar qytetarëve të Kosovës gjatë periudhës së luftës, 1998-1999. Më tej, Osmani ka thënë se 28-29 nëntori nuk janë vetëm festa e Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë, por edhe formimi i ushtrisë së Kosovës dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari. Në agjendën e takimeve, Osmani bëri me dije se ditën e nesërme, 28 nëntor, do të jetë e pranishme në Vlorë dhe në Tiranë. “Secila vizitë në Shkodër është e veçantë. Është kënaqësi të rikthehem. Është një qytet që...