Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Nis “kryengritja” brenda PD, Alimehmeti dhe Salianji bashkojnë forcat! Kush tjetër është pjesë e grupit
Brenda Partisë Demokratike duket se ka filluar të kristalizohet një grupim i ri. Shtatë muaj pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, disa prej figurave të Partisë Demokratike janë mbledhur së bashku për të diskutuar rreth rrugës që duhet të ndjekë PD në këtë mandat të katërt në opozitë. Mësohet se në këtë takim kanë qenë Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti, i cili mori rreth 18 mijë vota në 11 maj, por nuk arriti të zgjidhej deputet. Gjithashtu, pjesë e takimit ka qenë Hysen Kadiu, i cili u rendit i pari në primaret për Tiranën, Aulon Kalaja, Qani Xhafa, Ted Kopliku, Xhemal Gjunkshi, Alma Kore, Parid Mahmutaj dhe Nada Daullja. Ajo që i bashkon këta demokratë është se më 11 maj ishin më të votuarit në qarqet...