Aksioni i përbashkët i SPAK me autoritetet italiane, arrestohet oficeri i anti-terrorit

Aksioni i përbashkët i SPAK me autoritetet italiane, arrestohet oficeri i anti-terrorit

Ka rënë në pranga oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj. Haxhiaj akuzohet si i lidhur me grupin e goditur nga SPAK me palën Italiane. Gazetarja e Top News Alketa Shaba raporton se Haxhiaj akuzohet për disa vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Arrestimi ka lidhje me aksionin e përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK, ku është goditur një grup i përfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt shtetit fqinj. Për vitet që dyshohet se ka kryer këto vepra penale, ka qenë pjesë e Forcave Operacionale ku ka shërbyer për disa vite. Muajt e fundit ishte transferuar te Antiterrori dhe së fundmi po vazhdon studimet për të marrë gradën nënkomisar. Top Channel