Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar, mes tyre shoferë autobusësh. Zbardhet roli i oficerit

Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar, mes tyre shoferë autobusësh. Zbardhet roli i oficerit

SPAK ka reaguar zyrtarisht lidhur me operacionin e përbashkët me autoritetet italiane për për grupin ndërkombëtar të trafikut të drogës. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lejimin e kontrolleve dhe të vendeve për 21 persona nën hetim, kontrolle të cilat janë kryer, sot më datë mga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Procedimet penale të mësipërme janë hetuar në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Breshia, Itali, dhe Prokurorinë Publike të Konfederatës së Zvicrës. Hetimet e përbashkëta me autoritetet italiane zbuluan veprimtarinë e një grupi kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, i cili ka pasur qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike Ky grup i strukturuar...